Modelja Beniada Nishani ka fituar zemrat e të gjithëve me çiltërsinë dhe origjinalitetin, saqë me të folurën e saj shqip krijon shpeshherë situata komike në shtëpinë e “BBV” dhe në publik.
Së fundmi, Beniada ka rrëfyer se ka qenë e lidhur 7 vjet, që kur ishte 16 vjeç, me një bashkëmoshatarin e saj, i cili ishte portier dhe shok me futbollistin e njohur italian, Mattia De Sciglio, i cili aktualisht luan me Juventusin, ndërsa më parë ka luajtur me Milanin.
“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”.