Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi të martën se janë regjistruar edhe gjashtë viktima dhe 2033 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 10087 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20.15 për qind.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 3329 persona janë shëruar dhe 32906 janë raste aktive.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës. Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805802 persona.
Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.