Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin tek Ura e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.
Nga të dhënat e para dyshohet se 2 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikësve dhe po punohet për nxjerrjen e dy personave nga automjeti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.