Ditën e sotme kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj sëbashku me zëvendës-ministrinë e Hungarisë për Punët e Jashtme kanë përuruar statujën e “Apponyi Geraldine”, e cila u realizua nga skulptori hungarez Sandor Kligl.
Direkt pas zbulimit të shtatores 2 metra kanë filluar aludimet rreth ngjashmërisë së veprës me figurën e mbretëreshës.
Disa persona e shohin ngjashmërinë mes skulpturës, por të tjerë kanë nisur në rrjet diskutimet për të, shumë prej tyre e kanë konsideruar të dobët, ndërkohë që pasardhësit e familjes Zogu, nuk kanë dhënë asnjë koment për statujën e mbretëreshës.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që shtatoret e figurave të shquara bëhen kryefjala e opinionit publik, kujtojmë këtu atë të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe skulpturën e Adem Jasharit të vendosur në Prizren.