-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat i bëri Meta, Kryemadhi: Nuk jam takuar me Berishën, votoni kandidatët e tij

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh sonte se nuk është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha për të negociuar për paktin për zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit. Ajo tha se negociatat i ka bërë me Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin.

“Nuk do kemi kandidatët tanë, janë kandidatë të Grupit të Themelimit, që kanë ardhur nëpërmjet primareve, lider politik i koalicionit është Komisioni i Rithemelimit, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me PDK, për të lehtësuar një proces burokratik, të situatës që ne kemi krijuar dashur pa dashje, LSI do i bëj thirrje qytetarëve për t’u drejtuar kutive të votimit dhe të votojnë kandidatin që ato mbështesin më tepër. Sot është e rëndësishme vendosja përballë e kandidatëve. Nuk kishim kandidatë, kandidatët e LSI në këto 6 bashki, nuk kanë të bëjnë me kandidatë të LSI sesa unifikimi i opozitës përpara Rilindjes. Grupi i Rithemelimit, është shumica e PD, Vasili dhe Braimllari kanë negociuar”. Ishte vetë Sali Berisha që deklaroi mbrëmë që ka takuar Ilir Metën dhe ka folur për koalicionin me LSI-në.

Kryemadhi tha për Report Tv se Lulzim Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët. “Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re.  Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara” tha ajo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit