-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca për shkarkimin e Presidentit në Kushtetuese, Dervishi: Gjyqtarët, në konflikt interesi

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese nisi në orën 10:00 seancën publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, pas miratimit të raportit të ngritur nga komisioni hetimor. Me datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme. Kjo kërkesë u depozitua më 1 korrik, rreth 7 muaj më parë.

Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishi, kërkoi nga gjyqtarët që të tërhiqen dhe të vendosin nëse janë apo jo në konflikt interesi.

“Kryetarja aktuale është duke ushtruar mandatin në vitin e pestë përtej mandatit. Të gjithë i dimë arsyet se pse ende sot Gjykata e Lartë nuk ka ende kuorumin e nevojshëm për të vendosur emërimin e anëtarëve kushtetues. Presidenti ka vite që denoncon veprimtarinë antiligjore, kryetarja ka konsumuar më shumë se gjysmën e mandatit të gjyqtarit të ri. Qëndrimi në detyrë përtej mandatit me afat 5-vjeçar krijon një situatë që dukshëm ndikon në paanshmërinë e gjyqtarit. Presidenti Meta, pasi ka shprehur interesin për të kandiduar për kryetar në KLSH, ndërkohë që Kuvendi nuk e ka pranuar, duke anatemuar Presidentin se kërkon të bllokojë veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Dervishi.

Gjithashtu, sipas Dervishit, “Gjykata ka shkelur afatin 3-mujor për kalimin ose jo të çështjes për seancë plenare. Kjo shkelje është konsumuar për shkak se gjyqtarët donin të iknin me leje vjetore”.

Dervishi shtoi se “Gjykata përbëhet nga 7 anëtarë, 6 prej të cilëve janë emëruar nga institucionet në konflikt, Kuvendi dhe Presidenti. Dy prej gjyqtarëve, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, u është deklaruar përfundimi i mandatit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit