Një ditë pasi Sali Berisha nga Komisioni i Rithemelimit të PD zyrtarizoi koalicionin me LSI-së, i cili do të quhet “Shtëpia e Lirisë”, këtë të martë është publikuar edhe logoja e re.
Në logon e re bie në sy flamuri shqiptar në pjesën e poshtme të tij, ndërsa me ngjyrat bardheblu shkruhet “Shtëpia e Lirisë”.
“Koalicioni do të jetë ‘Shtëpia e Lirisë’. Unë jam deklaruar se jam për koalicion me LSI. Marrëveshjen po e firmosin Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI por do të jenë edhe Demokristianët e Kristian Demokratët. Vetëm për këto zgjedhje. Partitë e tjera nuk janë regjistruar”, tha një ditë më parë Berisha.