-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koalicioni i “Rithemelimit” me LSI, Basha: “Shtëpia e Lirisë” është kthyer në shtëpinë e Ilirit

Kryesoret

Lulzim Basha, në një takim me strukturat e PD në degën 14 në Tiranë, ka ngritur edhe njëherë tjetër akuza ndaj koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ku bëjnë pjesë LSI, Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokristiane.

“Dy gjëra na kanë bashkuar dhe na kanë thirrur në këtë betejë, bashkë me gjithë shoqërinë shqiptare; opozitarizmi ballor dhe pa kompromis kundër Edi Ramës dhe vlerat euroatlantike! Rreth këtyre vlerave na janë bashkuar dhe të tjerë, edhe njerëz që jo domosdoshmërisht fillimisht e kanë parë shpresën tek partia demokratike. Sot po bashkohen edhe më shumë! Pas vendimeve tona të kuvendit, pas vendimit tonë të kuvendit ; “Zgjedhim të ardhmen!”, shumica dërrmuese e shqiptarëve, ka një shpresë, dhe iu siguroj se ajo shpresë nuk janë tre kalorësit e apokalipsit. Nuk janë mbetjet e të shkuarës, nuk janë treshja e tranzicionit, që do ta mbajë Shqipërinë peng, por është partia demokratike.

Jemi ne! Jeni ju! Është rinia! Dhe prapëseprapë, edhe ata demokratë, shumë prej të cilëve sot më kanë shkruajtur mua dhe jam i sigurt iu kanë shkruajtur dhe shumë prej jush, disa prej tyre i kanë shkruajtur publikisht në facebook, kritikë të rreptë të mi është ta them butë, kritikë të egër, dhe i shkruajnë;” Sali Berisha na paske mashtruar!”. “Gjithë betejën e paske bërë për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës!” Kurrë! Partia demokratike është e demokratëve! Partia demokratike është e sakrificës së demokratëve! Partia demokratike është e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar! E gjithë beteja, edhe sulmi dhe denigrimi që i është bërë demokratëve, drejtuesve dhe demokratëve të thjeshtë. Po deputeteve zonjave, anëtarëve të kryesisë, e gjithë kjo për çfarë ka qenë, për t’i dorëzuar PD-në Ilir Metës? E gjithë ajo skenë barbare e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve për çfarë paska qenë, që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit”, tha Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit