-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media serbe: Prishtina dhe Tirana, hapa të rrezikshëm drejt Shqipërisë së Madhe

Kryesoret

Mediat në Beograd kanë ngritur sërish shqetësimin e tyre të vazhdueshëm për krijimin e Shqipërisë së madhe.

Sipas mediave serbe, marrëveshjet e fundit mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, vlerësohen si hapa që po çojnë drejt krijimit të Shqipërisë së madhe.

“Prishtina dhe Tirana planifikojnë të ndërmarrin një hap tjetër të rrezikshëm drejt krijimit të një Shqipërie të madhe. Pak para mbërritjes së të dërguarve të posaçëm të BE dhe SHBA në Prishtinë u publikua lajmi se në Kuvend u dërgua marrëveshja mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë për krijimin e një njësie territoriale-administrative’ të përbashkët për ratifikim”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas medias në Beograd, pas kësaj marrëveshjeje fshihen ide të rrezikshme për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, duke shtuar se përballë këtij fakti Brukseli dhe Uashingtoni po hesht.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç ka paralajmëruar se ky është një tjetër shembull i hipokrizisë, kur bëhet fjalë për sfidat me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor’.

“Ashtu siç heshtin për të gjitha sinjalet për Shqipërinë e Madhe, po heshtin edhe përballë punës që po bëhet nga shqiptarët në të dyja anët e kufirit që po punojnë çdo herë e më shumë për afrim”, ka thënë ministri i Jashtëm serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit