-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko: Inflacioni do të jetë mbi 3% këtë vit!

Kryesoret

Guvernatori Gent Sejko lajmëroi sot se inflacioni për këtë vit do të jetë mbi  3%, për shkak të goditjes nga tregjet ndërkombëtare.

Sejko tha se synimi i Bankës se Shqipërisë që norma e inflacionit të arrihet në 3% do të shtyhet për vitin 2023. Sipas tij, shtrenjtimi i çmimeve dhe i naftës rritën inflacionin gjatë vitit 2021.

“Projeksionet tona sugjerojnë rritje të mëtejshme të ekonomisë në vitet në vazhdim. Norma e inflacionit pritet të mbetet mbi objektivin tonë prej 3% gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare. Këto goditje kanë rezultuar më të forta dhe të qëndrueshme se vlerësimet tona fillestare. Megjithatë, ndikimi i tyre në inflacion pritet të vijë drejt shuarjes graduale gjatë vitit 2022. Më tej, inflacioni pritet të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektiv gjatë vitit 2023, në pasqyrim të balancimit të kërkesës me ofertën dhe të rritjes së punësimit dhe pagave në linjë me produktivitetin”, tha Sejko.

Sejko pohoi se pavarësisht se ekonomia po pëson rritje, probleme po hasen në punësim.

“Në nivel global, rimëkëmbja e ekonomive nga goditja e pandemisë është e fortë, por e pabarabartë midis vendeve. Po ashtu, ajo vazhdon të karakterizohet nga probleme në zinxhirët e furnizimit dhe mungesa në fuqinë punëtore. Kërkesa e fortë për mallra e shërbime, kufizimet në ofertë dhe çmimet e larta të energjisë elektrike kanë shtyrë lart inflacionin global. Në këtë kontekst, perspektiva e politikës monetare globale është drejt normalizimit, çka është reflektuar edhe në sjelljen e tregjeve financiare ndërkombëtare”, shtoi ai.

Sa i takon situatës ekonomike, Guvernatori tha se rritja do të vazhdojë edhe për vitet në vijim.

“Ekonomia shqiptare parashikohet të ndjekë një trajektore rritëse gjatë viteve në vijim. Rritja e aktivitetit pritet të mbështetet si nga kërkesa e brendshme dhe nga ajo e huaj, duke pasqyruar kushtet e favorshme të financimit, përmirësimin e besimit dhe të bilanceve të sektorit privat, si dhe rritjen e kërkesës në ekonomitë partnere. Përkundrejt niveleve të larta të vitit 2021, normat e rritjes ekonomike pritet të vijnë në reduktim gjatë vitit 2022 e në vazhdim”, tha Sejko.

Guvernatori përsëriti edhe një herë apelin për të ulur borxhin publik pasi do të rriste qëndrueshmërinë fiskale.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit