Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar bashkie në Shkodër.
Ai do të jetë Xhemal Bushati, i propozuar nga strukturat lokale të degës së PD-së në Shkodër.
Në Shkodër Bushati është emër i njohur pasi deri në 2019 ka qenë Kryetar Këshilli Bashkiak, ndërsa është biznesmen tekstilesh, grosist.
Propozimi do t’i kalojë për miratim Kryesisë qendrore në Tiranë, por që konsiderohet formalitet.
Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.
Përballë në Shkodër, Bushati do të ketë Bardh Spahinë, deri dje pjesë e së njëjtës familje, tashmë me grupin e Sali Berishës dhe Majlinda Angonin nga PS.
/5pyetjet.al









