-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 shkelje, mbyllet kopshti “Flatrat e Dijes” ku vdiq fëmija në Fier

Kryesoret

Rreth një muaj pasi ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeç, ministria e Arsimit njoftoi sot se ka vendosur mbylljen e kopshtit “Flatrat e Dijes” në Fier.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”.

Sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje:

1-            Nuk ka drejtues Didaktik.

2-            Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.

3-            Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.

4-            Nuk plotëson standardet infrastrukturore.

5-            Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.

6-            Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit.

Nisur nga këto shkelje, MAS mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti dhe revokimin e licencës nga QKB” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit