Dështoi propozimi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç.
Në Kuvendin e Malit të Zi, nuk u miratua rendi i ditës ku ishte edhe pika për shkarkimin e zv.kryeministrit.
Për rendin e ditës votuan 77 deputetë në total, ku prej tyre 20 votuan pro, 11 kundër dhe abstenuan 46 të tjerë.
Propozimin për shkarkimin e Dritan Abazoviç e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Ai propozoi për pasardhës ministrin aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.
Kryeministri kërkoi shkarkimin e Abazoviç, pasi koalicioni (GP URA dhe CIVIS) dhe deputetët e opozitës kërkuan një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, të cilën deputetët do ta votojnë të premten.