-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ceferin shkoi te Rama me “Bentley”-in e Dukës, Braçe: Fluturon gomari, fluturon

Kryesoret

Për gati gjashtë orë sot në Tiranë ishte presidenti i UEFA-s, Ceferin për të ndjekur nga afër situatën para zgjedhjeve të 2 marsit, kur Armand Duka kandidon për mandatin e gjashtë, por socialistët i janë vendosur kundër për ta larguar, pasi mbështesin Dritan Shakohoxhën.

Por më shumë sesa takimi me kryeministrin Edi Rama, vëmendjen e tërhoqi makina me të cilën Ceferin shkoi në selinë e qeverisë, e cila është në pronësi të presidentit të FSHF-së, Duka.

Komentet në rrjet kanë qenë të shumta dhe nuk kishte si të mungonte edhe ironia e deputetit socialist Erion Braçe, një kundërshtar i vjetër i Dukës për menaxhimin e futbollit.

“Bentley flying kjo makine! Ne targe; “AD” nuk eshte Armand dhe, “du” nuk eshte Duka!

777 nuk jane 3 numra bixhozi, jane numra targe! Kjo makine luksi eshte e nje financieri ne nje pulari qe nuk di pse quhet Armand Duka dhe e ka rrogen 40 mije leke ne muaj! Fluturon gomari, fluturon” shkruan ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit