Akuza të rëndë u hodhën të martën në Big Brother VIP mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt, të cilët njiheshin nga jashtë me njëri-tjetrin.
Lidhur me këtë debat nuk u bë asnjë reagim nga DJ Dagz, i cili brenda shtëpisë nisi një lidhje dashurie me prezantuesen e njohur. Ai së fundmi ka thyer heshtjen duke publikuar një imazh të Einxhel në InstaStory.

“Mezi po pres të të përqafoj”, kanë qenë fjalët e Dagz.
Shkira po ashtu ditë më parë theksoi se DJ e ka bërë të ndihet ndryshe dhe se i ka kaluar pritshmëritë e saj për një mashkull.