Autoritetet vendore të Roterdamit njoftuan se një urë historike do të çmontohet përkohësisht për të lejuar kalimin e një anijeje, një varkë me vela të mëdha e ndërtuar për ish-presidentin dhe CEO të Amazon, Jeff Bezos.
Ura e flamurit, që daton nga viti 1878, është shumë e ulët për anijen e miliarderit amerikan, e cila në fakt është një jaht luksoz me vlerë 430 milionë euro.
Kompania e ndërtimit të anijeve i kërkoi bashkisë së Roterdamit që të çmontonte përkohësisht urën, duke hequr pjesën qendrore të saj në mënyrë që anija të mund të kalonte poshtë.
“Ky është i vetmi kalim për në det,” tha një zëdhënës i bashkisë së Roterdamit, duke shtuar se kostot e operacionit do të mbulohen nga kompania e ndërtimit të anijeve.
Jahti po ndërtohet aktualisht në Alblasserdam, afër Roterdamit dhe pritet të kalojë verën nën urën Kiνnigsawenbrug, e cila është shumë e ulët për të.
Bashkia pranoi të çmontonte urën, megjithëse kishte premtuar – pas një rinovimi të madh në 2017 – se ky artefakt, i njohur si “De Hef”, nuk do t’u çmontohej kurrë.