Vendimi i Pentagonit për të pezulluar dërgimin e një brigade të blinduar në Poloni ka shkaktuar tension politik në Varshavë, pasi autoritetet nuk ishin paralajmëruar.
Kryeministri Donald Tusk theksoi se “amerikanët kanë në Poloni vetëm miq dhe një nga aleatët më besnikë”, ndërsa opozita dhe analistët paralajmërojnë se reduktimi i pranisë amerikane mund të dobësojë sigurinë e vendit përballë kërcënimeve nga Rusia.









