Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka konfirmuar se po monitoron nga afër rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë pjesëmarrjes në flotiljen “Sumud”.
Sipas njoftimit zyrtar, Goxhaj është transferuar në Izrael, ndërsa Ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv qëndron në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse.
MEPJ bën me dije se pritet të zhvillohet një takim me Goxhajn për të siguruar asistencën konsullore dhe kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.









