Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe erës së fortë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës njoftoi se disa pjesë në zonat malore kanë rrezik të përfshihen nga ortekët e borës.
SHKSHMK në një postim në Facebook i bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë ski jashtë pistave të miratuara.
Njoftimi i plotë:
“Kujdes Ortek! Pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur.”