Mesfushori Lindon Emërllahu ka nisur një etapë të re në karrierën e tij, duke u transferuar te Polissia Zhytomyr në Ukrainë.
Klubi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me futbollistin kosovar, i cili do të paraqitet me fanellën numër 14.
Emërllahu i bashkohet Polissias pas eksperiencës së tij te Cluj në Rumani.









