-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: U çmalla me Berishën, Basha s’ka pikë morali

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme Ilir Meta ka folur për takimin që zhvilloi në fillim të javës me Sali Berishën.

“Takimin me Berishën e kërkova unë, për t’u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave.

Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin. Në detyrën time si President nuk kam punuar kurrë në favor të LSI. Unë kam takuar dhe kam këshilluar dhe Lulzim Bashën, por kam këshilluar dhe zotin Rama.

Ç’punë kam unë me LSI?! S’kam pasur asnjë rol në vendimmarrjen e LSI dhe të opozitës gjatë kësaj periudhe, A ju kam dhënë këshilla? Po! Ata s’i kanë dëgjuar kurrë këshillat e mia. Iu kam thënë; mos ikni kurrë nga parlamenti.

Gjetën rastin që isha unë jashtë vendit, dhe e bënë fakt të kryer sikur ua kërkoi populli. E njëjta gjë me zgjedhjet vendore. S’mbaj asnjë përgjegjësi për aktet e opozitës” tha ai.

Për Lulzim Bashën kishte vetëm vrerë. “Jap dorëheqjen nga këshillat miqësore dhe shoqërore për Lulzim Bashën. Atij nuk i ka ngelur me asnjë gram moral. Rilindja nuk është vetem mavi, por është edhe blu. Në themel të saj qëndron gënjeshtra” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit