-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta po shkon 2 mijë lekë, Rama: Asnjë taksë nuk do të hiqet

Kryesoret

Qeveria as që e ka në mendje për të ndërhyrë për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve, teksa nafta po “fluturon” drejt 2 mijë lekëve për litër. Ministrja e Financave Ibrahimaj tha sot se qeveria nuk ka se cfarë të bëjë dhe se çmimet do të rriten akoma më shumë.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i vendosi vulën duke prerë shpresat, pasi tha se asnjë nga shtatë taksat që mblidhen te çmimi final i karburantit nuk do të hiqet.

Ishte një qytetar që e pyeti kryeministrin në faqen e tij në Fcebook se “Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo t’u reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?”

Por kryeministri tha se nuk do të bëjë asnjë lëvizje për të ndryshuar diçka përballë kësaj situate. “Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine!

Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen” tha Rama. Nafta në Shqipëri ka shkuar 195 lekë për litër.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit