-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Politika larg sportit”, Rama takon Ceferin: Folëm për finalen dhe zgjedhjet në FSHF

Kryesoret

Kryeministri Edi përmes një postimi në Twitter ka rrëfyer detaje nga takimi me Presidentin e UEFA-s, Ceferin që ishte sot në Tiranë në një vizitë për gati 6 orë për të ndjekur nga afër debatin në lidhje me procesin e zgjedhjeve në FSHF, ku Duka kandidon për mandatin e gjashtë, por Erion Veliaj dhe një pjesë e socialistëve e kanë kthyer në betejë kryesore për ta rrëzuar nga froni.

Edi Rama shprehet se me Ceferin folën për procesin e zgjedhjeve, që sipas kryeministrit duhet të jetë i besueshëm për të gjitha palët e përfshira.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay” shkruan Edi Rama.

Ndërkohë që presidenti i UEFA-s kërkoi që politika të mos ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së. “Në parim UEFA nuk ndërhyn në procese zgjedhore, por duam zgjedhje të ndershme dhe nuk duam asnjë ndërhyrje nga palë të tjera.

Pata gjithashtu edhe një takim me kryeministri Edi Rama sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media, tani jam dakord me kryeministrin që futbolli duhet të vendosë për futbollin.

UEFA do të japë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e këtyre zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit”, tha Ceferin.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit