Aktivisti i shoqërisë civile Durim Jasharaj dhe ish deputeti Milaim Zeka janë përplasur gjatë një programi televiziv në Kosovë.
Kjo nisi kur Milaim Zeka i tha Jasharajt që je “si parashutist i Vetëvendosjes”: “Me strategjinë qe po e perdor për mua tingëllon si parashutist i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Zeka.
Jasharaj e shpërfilli deklaratën e tij: “Ti thuamë çka të duash se nga ti nuk prekem. Nuk të konsideroj që ke legjimitet politik a njerëzor”, tha ai.
E kjo e bëri që Zeka të shpërthejë në sharje e ofendime duke e quajt rrugaç: “Ti je super rrugaç, rri more rrugaç tip o me kallxon mu se çka jam”, u shpreh Zeka.
https://web.facebook.com/watch/?v=329236749116251