Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka konstatuar një rritje të ndjeshme të rasteve të infektuarish me COVID-19
Mbi 2 mijë raste janë regjistruar përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Mësohet se 5 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu mësohet se sot janë shëruar 3 mijë e 772 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178 mijë e 768.