-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari identifikohet në burgjet e Sirisë, shkoi për të gjetur të birin luftëtar të ISIS

Kryesoret

Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ndaluarve. Ali Musa Balliu, i datëlindjes 1955, vijon të jetë në burgjet e Sirisë, ndërsa pak ditë më parë ai u ndalua nga forcat kurde pasi burgu ku qëndronte u shpërthye nga grupet terroriste në tentativë për të liruar pjesëtarë të ISIS.

Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën drejt Sirisë e ndërsa Ruzhdie Balliu arriti të dilte nga kampi Al Hawl, bashkëshorti i saj mbeti në Siri.

Pak kohë më parë lidhur me të nuk dihej asgjë por të dhënat e fundit tregojnë se ai është gjallë. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën në kërkim të djalit të tyre i cili u kishte thënë se do të studionte në Arabinë Saudite. Prej 6 vitesh burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi. / A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit