Nga Kuvendi, banorët e “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit, e Kodrës së Priftit, shkuan para ambasadës amerikane për të protestuar. Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t’i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.
Një prej banorëve, teksa i drejtohet ambasadores amerikane në Tiranë të ndërhyjë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje, është shprehur: “Na jepni viza të ikim në Amerikë, këtu të rrinë “peshqit e mëdhenj”.
Ndërkohë, protesta e këtyre qytetarëve ka shkaktuar trafik të rënduar në Rrugën e Elbasanit.
Një prej protestuesve tha se stacioni i tyre i radhës do të jetë përfaqësia e Bashkimit Evropian.