-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhën makineritë me vlerë 1.4 mln euro, Gjermania dënon kosovarët

Kryesoret

Në procesin e mashtrimit me makineritë e ndërtimit me vlerë 1,4 milionë euro, Gjykata e Landit në Braunschweig ka dënuar dy persona me disa vite burg . “Veprat kanë shkaktuar dëme të mëdha”, është shprehur gjyqtari.

I akuzuari kryesor, një shtetas 37-vjeçar nga Kosova është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij 36-vjeçar, po ashtu nga Kosova, me dy vjet e shtatë muaj burg.

Dy të dënuarit kanë kërkuar falje pak para shpalljes së vendimit, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Procesi gjyqësor është shkurtuar ndjeshëm falë një marrëveshjeje në të cilën dy të akuzuarit kanë pranuar pothuajse në tërësi të gjitha veprimet e tyre.

I akuzuari kryesor ka vepruar midis dhjetorit 2019 dhe korrikut 2021 në mbarë Gjermaninë, në grupime të ndryshme me bashkëpunëtorë të ndryshëm. Me një rrjet kompanish, emra fiktivë dhe pasaporta të falsifikuara, ai merrte me qira, ndër të tjera, miniekskavatorë, ngarkues dhe makineri të tjera, të cilat nuk i kthente, por i jepte me qira ose i shiste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit