-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjatja e mandatit të vettingut, Balla: Politika të heqë dorë nga drejtësia

Kryesoret

Në fjalën e tij, në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS, u bëri thirrje deputetëve të votojnë në seancën e radhës, më 10 shkurt, zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Balla kërkoi që kjo çështje të mos politizohet dhe politika të heqë dorë nga drejtësia. “Ne kemi diskutuar në Konferencën e Kryetarëve në kalendar. Ndryshimet Kushtetuese janë të tilla që afatet janë të përcaktuara me rigorozitet. Asnjë prej nesh, përfshirë dhe kryeparlamentares nuk mund ta dalin nga Kuvendi. Ka një afat 14 ditor deri në 21 ditor. Kjo hapësirë mes datës 10 shkurt dhe 17 shkurt është hapësira e vetme. Nuk na ka lënë rregullorja asnjë hapësirë për të negociuar. Jemi të detyruar ta fusim në datën 10.

Unë do të ftoja kolegët e PD-së që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Nuk duhen të bëhen agjendë e partive politike. Ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vettingut është një proces i rëndësishëm për vijimin e reformës në drejtësi. Ndërgjegjja e secilit prej nesh, duhet të tejkalojë agjendën politike të secilit prej nesh.

PS nuk i ka konsideruar kërkesat dhe propozimet si tonat. Nuk janë propozimet e PS-së, janë nevoja që Shqipëria të çojë përpara këtë proces. Nuk duhet të ketë bashkim me propozime të tjera. U propozua që të kishte në të njëjtën seancë dhe propozime të tjera. Do të duhej që sot Komisioni i Ligjeve të kishte përmbyllur raportin që të kapim datën 17. Kur flasim për procedurë, ose do e respektojmë Kushtetutën dhe rregulloren siç është. Rregullorja e Kuvendit nuk është llastik. Do të sugjeroja që seanca sikurse e përcakton rregullorja, për përfshirjen e raportit në rendin e ditës për seancën 10 të ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vettingut. Politizimi i çështjes për zgjatjen e mandatit të vettingut duhet të marrë fund, nuk ka nevojë ta politizojmë pasi nuk duhet ta mbajmë të tillë. Thelbi është pikërisht kjo, politika të heqë dorë nga drejtësia”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit