-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do dëshmojë Shkëlqim Cani për Ramën siç dëshmoi kundër Nanos 30 vjet më parë?

Kryesoret

Komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët ka aprovuar sot një listë të gjatë me emra zyrtarësh të cilët janë thirrur për të dëshmuar. Lista përbëhët kryesisht nga dy kategori. Përfshihen zyrtarë që kanë firmosur për këtë aferë që tashmë ka çuar pas hekurave ish-Ministrin e Mjedisit , Lefter Koka si dhe disa gazetarë që e kanë denoncuar atë.

Në këtë listë ka vetëm një emër atipik. Eshtë ajo e ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani. Tashmë është bërë publik fakti se Cani kishte refuzuar të firmoste për këtë projekt. Pak ditë pas këtij refuzimi Shkëlqim Cani u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Arben Ahmetaj, I cili është thirrur gjithashtu nga komisioni hetimor parlamentar për të dhënë shpegime për disa firma që ka hedhur në listën gati të pafund të shkresave të kësaj çështjeje.

Dëshmia e Canit pritet të jetë me interes dhe për një arsye tjetër. Shkëlqim Cani, zëvendëskryeministër i qeverisë së parë Nano, bashkë me ministrin e atëhershëm të Financave Qemal Disha dëshmuan kundër Fatos Nanos në procesin e tij gjyqësor. Reth 30 vjet më parë  Nano u dënua me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Nano e kishte ndërtuar mbrojtjen e tij se vendimi nuk ishte marrë në mënyrë të njëanshme por në mbledhjen e kryesisë së Këshillit të Ministrave. Cani dëshmoi para drejtësisë se Kryesia kurrë nuk kishte marrë një vendim të tillë. Nano ishte zyrtari I parë I lartë që është dënuar pas shëmbjes së sistemit komunist. Nano u akuzua nga Kontrolli I Lartë I Shtetit për korrupsion lidhur me ndihmat ushqimore  që qeveria italiane dërgoi në Shqipëri përmes kompanisë “Levante co”.

Dënimi I Nanos ka qenë një nga ngjarjet më të rëndëishme politike të 30 viteve të fundit. Berisha është akuzuar se e dënoi kundërshtarin e tij dukei bërë presion drejtësisë. Gjithësesi presidenti i atëhershëm është mbrojtur duke thënë se Nano u dënua dhe me dëshmitë e ministrave të tij socialistë, duke patur parasysh Canin dhe Dishën.

A do ti rrëfejë Shkëlqim Cani shkaqet përse refuzoi të nënshkruajë për inceneratorët dhe çfarë është debatuar për këtë çështje në kupolën e lartë të shtetit pritet të dëgjojmë dëshminë e tij.

Për të njëjtnë çështje , po sot , ambasadorja e SHBA Yri Kim ka përshëndetur shtyrjen e afatit të komisionit parlamentar hetimor. Përmes një tweeter Ajo ka bërë të ditur se ambasada që ajo drejton do ta ndjekë me prioritet hetimin e çështjes së inceneratorve.  

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit