Alfred Rushaj u largua nga pozicioni i kryetari të grupit parlamentar të Partisë Demokratike pak kohë më parë, ndërsa është rikthyer këtë të premte sërish në krah të Lulzim Bashës, madje është falënderuar nga ky i fundit.
Basha zhvilloi një takim me strukturat e partisë në degën 4 në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryetari i grupit parlamentar të PD.
“Kështu siç keni qenë edhe gjatë fushatës, së bashku edhe me kryetarin e degës, të cilin dua të falënderoj për organizimin e këtij takimi dhe me deputetin tuaj Alfred Rushaj, i cili pas një mungese të shkurtër ka ardhur me energji të shumëfishuara për një betejë që nuk bëhet në emrin tim, nuk bëhet në emër të një grushti njerëzish, por bëhet në emër të gjithsecilit prej jush”, tha Basha.









