Skandaloz dhe hakmarrje, e cilësoi avokati Maks Haxhia vendimin e dënimit të Saimir Tahirit me 3.4 vite burg.
Ky vendim, tha avokati ishte për të kënaqur disa persona që nuk i përmendi dhe për të njollosur emrin dhe figurën e Tahirit. Ai tha se Tahiri e priti me qetësi vendimin, pasi ky ishte një nga opsionet.
“Ishte një vendim skandaloz. Në këtë vend dy gjëra dihen të sigurta, lindja dhe vdekja.
Nëse dënimi do të kënaqë të gjithë pritshmërinë që kishte opinioni le të quhet i përmbushur.
Kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhet. Se në thelb la në fuqi po të njëjtin vendim duke hequr nenin 59-të, që nuk ka të bëjë me dënimin, por vuajtjen e formës së dënimit, që është një hakmarrje e pashpjegueshme.
Shpërdorimi i detyrës nuk është në juridiksionin e kësaj gjykate. Ishte e papritur, u çuditëm. Pezullimi ka të tjera kritere edhe kur jepet edhe kur hiqet” tha ai.
/5pyetjet.al