Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela është dënuar nga gjykata e Apelit me 3.4 vite burg. Avokati i tij, Genti Rumano ka kundërshtuar vendimin duke e cilësuar pa bazë dhe pa asnjë provë. Ai tha se klienti i tij është dënuar vetëm për një telefonatë dhe një sms.
“Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët përsa i përket kësaj cëshjte. Oficeri ka 17 vite karrierë të suksesshme, por janë të rëndësishme dy telefonata pa përmbajtje në 2016 që sot e bëjnë fajtor Jaeld Çelën.
Në 2016 janë asgjësuar 220 mijë bimë nga policia Vlorë kur drejtor ishte Çela, por janë të rëndësishme dy telefonata që vërtetojnë mbajtjen e lidhjeve të qëndrueshme me eksponentë të grupit kriminal.
Ato kanë qenë një telefonatë dhe një sms pa përgjigje. Kjo tregon se cdo person mund të jetë i rrezikuar nga një komunikim i tillë. Nuk duhet të jetë ky standardi i provimit.
Gjykata duhet të ketë parasysh të gjitha që kanë ndodhur. Jaeld Çela nuk ka tentuar dhe është e paprovuar që të ketë pasur kontakte me eksponentë të këtij grupi. Çela në 2016 i ka kallëzuar Moisi Habilajn” deklaroi avokati.
Argumentet e gjykatës për Jaeld Çelën
1. Është ekzekutuar episodi i trafikimit të lëndës narkotike prej 880 kg kanabis me peshkarexhën ‘Fatima’ në datat 5 dhe 6 maj 2015 ku ka pasur një përfshirje të lartë të policisë dhe funksionarëve shtetëror që kanë bashkëpunuar me të pandehurit në procedim të lidhur ku këto të fundit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me këtë veprimtari.
2. Është evindetuar një shkallë mjaft e lartë e kultivimit të kanabisit në territorin e Policisë Vlorë. aktivitete këto të paligjshme dhe furnizuese të drejtpërdrejta lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.
3. Gjykata konstaton se këto fakte janë shoqëruar në të njëjtën periudhë me mbajtjen e lidhjeve nga i pandehuri me personat e përfshirë në këto veprimtari si dhe mosmarrjen e masave të duhura për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale
4. Për Jaeld Celën ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
5. Lidhur me masën e dënimit të Jaeld Çelës gjykata e Apelit mban dënimin e gjykatës së shkallës së parë.
/5pyetjet.al