Një person është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi kishte përshtatur një ambient për kultivimin e kanabisit.
Mësohet se në afërsi të fshatit Turan të Korçës, personi i arrestuar e kishte kthyer banesën në shtëpi bari.
Ambienti ishte përgatitur me llamba dhe hapësirën e mjaftueshme për të kultivuar lëndën narkotike kanabis sativa. Policia ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë.