-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dardan Molliqaj pasi u lirua: Do ketë protesta të tjera kundër pushtetit autoritar të Kurtit

Kryesoret

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pas lirimit ka paralajmëruar protesta të tjera dhe tubime, pasi sipas tij Qeveria e Kosovës ka nisur të tërhiqet pas protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në një postim në Facebook, Molliqaj tha se jashtë Qeverisë ka qytetarë që përherë do të jenë aktivë.

“Faleminderit për solidaritetin e madh që treguat ndaj meje. Insistimi juaj na solli dy fitore për një kohë shumë të shkurtër. Ju protestuat masivisht kundër shtrenjtimit të energjisë. Dhe qeveria ka nisur tërheqjen. Ju reaguat masivisht me indinjim, jo thjeshtë kundër marrjes peng që më bëri policia mua, por kundër praktikës së persekutimit nga pushteti autoritar ndaj kujtdo që mendon ndryshe. Dhe pushteti u tërhoq. Ashtu siç e thashë në protestë, po e them edhe sonte: brenda qeverisë e kemi një frikacak që vetja i duket supermen. E ky është lloji më i rrezikshëm i politikanëve”.

“Por ashtu siç e thash në protestë, po e them edhe sonte: jashtë qeverisë kemi qytetarë përherë e më aktivë, që nuk do të ndalen së protestuari kundër pabarazisë e padrejtësisë. Faleminderit, e shihemi shpejt nëpër tubimet e protestat e radhës”, shkruan Molliqaj në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit