Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu reagoi pasi i kërkuari për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, Milan Radojçiq arriti t’i sjpëtonte policisë së Kosovës.
Duke shpërndarë një lajm ku policia tregon se si Radojçiqi iu iku, Musliu ka thënë se do të mjaftonte që policët të ishin “seriozë, profesionistë e të përkushtuar” si me Dardan Molliqajn dhe operacioni do të kryhej me sukses.
Musliu thotë se po të ishte në opozitë, kryeministri Kurti do të thoshte “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin pula”.
“Do të mjaftonte vetëm që policia e Kosovës të ishin seriozë e profesionistë e të përkushtuar siç ishin në rastin e Dardanit që operacioni të kryhej me sukses. Shenjtëria e tij Albin Kurti po të ishte në opozitë do të thoshte për veprimet e policisë: “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin pula”, shkruan Musliu.