Gjatë muajit janar është dyfishuar numri i denoncimeve për humbjen e kolive postale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëjnë të ditur për “5pyetjet” burime nga Posta Shqiptare.
Me fillimin e këtij viti shërbimi i kolive postale është futur në një kaos të vërtetë. Drejtori i ri i përgjithshëm ka urdhëruar heqjen e disa shërbimeve bazike e tejet utilitare për klientët. Eshtë përmbysur modeli i vendosur 15 vjet më parë për dorëzimin e kolipostave që vijnë nga jashtë. Sipas kësaj përvoje klienti merrte një sms të hollësishëm mbi kodin postar të dërgesës, si dhe njoftimin me telefon ditën e arritjes së saj në filialin përkatës. Me ardhjen e drejtorit të ri, në fillim të muajit tetor, fillimisht u hoqën sms-të dhe më pas rreshtën dhe telefonatat njoftuese.
Tashmë klientët dynden në filialet e Postës për të marrë informacion duke krijuar rradhë të gjata e të panevojshme me shpresën se do të mësojnë se ku ka përfunduar dërgesa që presin. Ndërkohë, me përjashtim të Postës Qndrore, të gjitha filialet e tjera punojnë me gjysmën e kapacitetit duke shkaktuar rradhë dhe kaos të vazhdueshëm. Një tjetër fenomen që duket se I përkiste të shkuarës ai i “humbjes” së së pakove postare është rikthyer në përmasa akoma më të mëdha.
/5pyetjet.al