-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish deputeti që refuzoi kompensimin: Ligjvënësit të heqin dorë nga kompensimi i karburantit

Kryesoret

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, ka komentuar publikimin e shpenzimeve për karburant të deputetëve.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë agresive ndaj këtyre gjërave, por që praktika po tregon të kundërtën. Unë nuk dua të gjykoj, por rastet e tilla janë për t’u gjykuar”, është shprehur Grainca në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Rastet duhet të trajtohen individualisht dhe secili deputet të mbajë përgjegjësi për veprime e veta”.

Grainca e përshëndeti vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje të marrë sot që të hiqet dorë nga kompensimet e shpenzimeve.

“Më mirë vonë sesa kurrë. I përgëzoj dhe i inkurajoj që ta mbajnë fjalën. Inkurajoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të heqin dot nga kompensimi i karburantit dhe shpenzimet e tjera të paarsyeshme”.

Grainca në vitin 2015 kur ka qenë deputet ka kundërshtuar që të marrë kompensimin për transportin, pavarësisht se me dokumentacion ka qenë banor i Ferizajt, por që atëherë ka jetuar në Prishtinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit