Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte duke lëvizur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të së premtes, ndërsa policia bën të ditur se bëhet fjalë për një automjet Volkswagen Polo, me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç.
Automjeti është djegur plotësisht, ndërsa për fat të mirë drejtuesi ka arritur të shpëtojë pa lëndime.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.