-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në vendin dhe kohën e gabuar, dalin detaje se si e vrau huligani shqiptar i PAOK tifozin e Aris

Kryesoret

Një 19-vjeçar u vra para pak ditëve në Greqi pas përplasjes së ashpër mes tifozëve të dy skuadrave të Selanikut, Aris dhe PAOK. Tashmë, dëshmitarët kanë hedhur dritë dhe hetuesit janë të bindur se Alkis ra viktimë e këtij sulmi sepse ndodhej në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar.

Sipas policisë greke autorët e ngjarjes së rëndë së bashku me një shqiptar janë huliganë dhe bëjnë pjesë në fraksionin ‘neonazist’. Ata janë vendosur në pranga nga policia greke ndërsa bëhet e ditur se bartin edhe precedentë të rëndë kriminalë kryesisht për dhunë dhe grabitje.

Bashkë me të arrestuarit e tjerë, këtij grupi i përket edhe 23 vjeçari shqiptar i akuzuar si autori i vrasjes së 19-vjeçarit grek, Alkis. Shqiptari njihet nga autoritetet për sjelljen e tij dhe konsiderohet si huligan i fortë, pasi është ndaluar në një rast dhune tifozësh të vitit 2019. Grupi i huliganëve është pjesë  tifozërisë së PAOK-ut.

Duke u fshehur nën petkun e tifozëve ata kanë kryer krime nga më të ndryshmet që nga vjedhjet, rrahjet e deri tek vrasjet siç ishte rasti i fundit në Greqi. Ky nuk është rasti i vetëm ku ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë sulmuar të rinjtë. Qershorin e vitit të kaluar, një 19-vjeçar në Selanik u sulmua nga një grup prej 15 personash, të cilët i shkaktuan djegie të rënda me fishekzjarrë, shkruajnë mediat greke.

Por policia e konsideroi ngjarjen si një përplasje mes tifozëve. Ndërkaq në tetorin e vitit të kaluar huliganët e PAOK-ut sulmuan tifozët e “Dikefalos tou Vorras” në godinën para klubit të PAOK-ut. Huliganët dyshohet se i përkasin një “fraksioni” neo-nazist-fashist që është ngritur vitet e fundit.

Ky “fraksion” sfidon “vijën” zyrtare të “Gate 4”, e cila në njoftimet e saj dënon racizmin dhe mbështet emigrantët etj. Anëtarë e të njëjtit grup neo-nazist thuhet se kanë marrë pjesë në rrahjen e ish-kryebashkiakut të Selanikut, Giannis Boutaris. Po ashtu një vit më parë në 21 janar 2021, elementë neonazistët i kaluan të gjitha ato që kishin kryer më parë kur gjatë një përplasjeje të paracaktuar mes tifozëve të PAOK-ut dhe Arisit në qendër të Selanikut, u përplasën me efektivët e policisë duke shtënë mbi ta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit