Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e së premtes foto nga tuneli i Kardhiq-Delvinë.
Sipas kryeministrit, ky tunel do ta afrojë ndjeshëm këtë verë Srandën.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.