Nga e hëna, 7 shkurt, hyrja në Greqi për ata që kanë një certifikatë evropiane do të bëhet pa test të detyrueshëm, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Ndërkaq, nga 1 shkurti 2022, hyjnë në fuqi rregullat e reja që vendosin një periudhë pranimi të detyrueshme prej 9 muajsh për certifikatat e vaksinimit që përdoren për udhëtime brenda BE-së.
Shtetet anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit për një periudhë prej 9 muajsh pas dhënies së dozës së fundit të vaksinimit bazë. Për vaksinën Johnson & Johnson, kjo do të thotë 270 ditë nga doza e parë dhe e vetme. Për një vaksinë me dy doza, kjo do të thotë 270 ditë pas dozës së dytë, ose, sipas strategjisë së vaksinimit të Shtetit Anëtar vaksinues, dozën e parë dhe të vetme pas shërimit nga virusi.