-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhje të reja në Malin e Zi?

Kryesoret

Parlamenti i Malit të Zi do të vendosë sot për reduktimin e mandatit të Kuvendit me kërkesën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e më pas për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiqit të propozuar nga Lëvizja Qytetare URA e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe partisë opozitare të udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual, Milo Gjukanoviq.

Nëse Parlamenti mbështet reduktimin e mandatit të Kuvendit, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duhet të shpallë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Reduktimin e mandatit të Kuvendit e ka mbështetur vetëm Fronti Demokratik dhe Demokratët e Aleksa Beçiqit, të cilët së bashku nuk kanë një numër të mjaftueshëm deputetësh për të votuar këtë nismë.

Në rast se Kuvendi e voton mosbesimin ndaj qeverisë së Krivokapiqit, ky do të jetë një fillim i negociatave për formimin e qeverisë së re.

Nisma për rrëzimin e qeverisë është nënshkruar nga partitë e opozitës dhe Lëvizja Qytetare URA, të cilat kanë shumicën prej 44 deputetësh nga gjithsej 81 deutetë në Kuvend.

Votimi i propozimeve të përmendura paraqet epilogun e krizës politike që nga formimi i qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, më 4 dhjetor 2020.

Qeveria e Krivokapiqit, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, u zgjodh me votat e tri koalicioneve fituese të kryesuara nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA në zgjedhjet e 30 gushtit 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit