Çmimi i naftës në Shqipëri po shkon gati 2 mijë lekë për litër duke shkaktuar shqetësim te qytetarët për kostot e papërballueshme. Opozita për këtë situatë akuzon qeverinë.
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar skemën sipas saj se si taksat e rritura të qeverisë kanë ndikuar tek çmimi i naftës.
Tabaku deklaron se kosoja reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare një litër naftë është vetëm 61 lekë.
Por, sipas tabelës që ka publikuar Tabaku, janë taksat ato që e çojnë në 199 lekë/litër.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/273321329_503788194443903_3712371756686650078_n-1024x576.jpg)
“Veç 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare e një litri naftë përpara se taksat ta shndërrojnë në 199 lekë/litër”, shkruan Tabaku.
Qeveria “lau duart” pak ditë më parë duke deklaruar se nuk ka se cfarë të bëjë dhe nuk do të ndërmarrë asnjë hap për të ndërhyrë në treg për të frenuar rritjen e çmimit të naftës.
/5pyetjet.al