Çmimi i karburanteve është rritur ndjeshëm në Kosovë.
Për një litër naftë apo benzinë tashmë duhet paguar edhe disa centë më shumë, por kjo rëndon xhepin e qytetarëve. Çmimet shkojnë përafërsisht 1.23-1.30 euro, ndërsa benzina 1.25-1.35.
Paralajmërohet se çmimi i karburanteve mund të rritet sërish.
Nëse kjo arsyetohet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe situatën e tensionuar mes Rusisë e Ukrainës, qytetarët dhe shoqatat që mbrojnë konsumatorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.
Kjo, pasi për ta një rritje e çmimit të karburanteve do të ishte e papërballueshme financiarisht.