-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidente në 6 mars? Meta: Qytetarët të votojnë qetësisht, atmosferë sikur do ndodhë diçka e madhe

Kryesoret

Ilir Meta, në një intervistë nga Tv1 Channel në qytetin e Shkodrës, qytet në të cilin u vlerësua si qytetari i vitit, u shpreh se po tentohet të krijohet një atmosferë sikur do të ndodhë diçka e madhe për të hequr vëmendjen nga aferat.

Presidenti foli edhe për zgjedhjet e 6 marsit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos krijojnë incidente.

“Më vjen për të qeshur me këtë atmosferë që përpiqen të krijojnë sikur do ndodhë diçka e madhe për të hequr vëmendjen nga aferat. Dhe për të harruar rritjen e çmimeve që ndodhin kudo. Përballja ime është gjithmonë e hapur dhe transparente.

Në respekt të qytetarëve çdo pyetje që më është bërë do i jap përgjigje publike. I ftoj qytetarët e Shkodrës të na ndjekin. Unë jam në krye të detyrës. Unë nuk jam këtu për të shprehur asnjë shqetësim. Që pas 25 prillit e kam përfunduar misionin tim si president i republikës. Qëndroj për të respektuar Kushtetutën. Nëse 24 Korriku do jetë sot, unë do doja të isha dje. Nuk kam asnjë shqetësim për këtë çështje. Do jem i pari president për shumë gjëra sepse kështu më qëlluan rrethanat. Sepse ishim një vend pa Gjykatë Kushtetuese dhe një përpjekje të papërgjegjshme dhe të karakterit mafioz nga ana e qeverisë për të kapur institucionet e drejtësisë. Besoj e keni ndjekur përkushtimin tim për të parandaluar atë gjendje të rëndë që nuk mund të ndodhë as në vendet afrikane. Unë qëllova president kur opozita dogji mandatet.

Një tjetër risi më kuptimin më negativ për demokracinë. Mbeta i vetëm përballë një parlamenti me 122 kartonë sepse çdo gjë vepronte me komandë. Gjithmonë i ekspozuar nga komisione qesharake hetimore. Jam hetuar për mbrojtjen e demokracisë. Për të mos përmendur zgjedhjet vendore që nuk ia shpjegon dot askujt në Europë. Nuk po mërzitem që jam dhe i pari që shkoj nga një parlament i shkarkuar pas 25 Prillit, në Gjykatën Kushtetuese”, tha më tej presidenti, duke shtuar se qeverisja e vendit nuk mund të jetë gallatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit