-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koloni milingonash në shtëpinë tuaj? Ja si t’i largoni

Kryesoret

Ne të gjithë kemi pasur një problem me milingona të mërzitshme të paktën një herë. Sapo hyjnë në shtëpi dhe shumohen, na duket se nuk i largojmë dot më. Edhe në rastet kur bëjmë dezinfektimin e gjithë shtëpisë.

Por janë disa mënyra se si t’i largoni:

Uthull

Përzieni uthullën alkoolike me ujë, hidhni gjithçka në një shishe plastike me sprej dhe spërkatni kudo që t’i vini re. Nëse është e nevojshme, përsërisni procedurën për disa ditë, derisa milingonat të zhduken.

Limon

Ashtu si uthulla, limoni është shumë i bezdisshëm për milingonat. E përziejmë me ujë dhe e spërkasim në “vendet e grumbullimit” kryesore të milingonave.

Kanellë

Milingonat nuk e pëlqejnë erën e kanellës dhe ikin prej saj. Spërkatni pluhur kanelle në vendet ku shfaqen, si dhe në “rrugën e transitit” të tyre. Kur të kuptojnë se e gjithë shtëpia është e spërkatur me kanellë, do të vrapojnë jashtë.

Oriz

Spërkatni bullgur (ndoshta oriz ose misër të grirë trashë) në vendet që vizitojnë milingonat. Kur një milingonë ha një kokërr, ajo do të fryhet dhe do të ngordhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit