-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna në familje, 7 raste në 24 orë në Kosovë. Gruaja rreh kunatin në Viti

Kryesoret

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Shumica e këtyre raste kanë të bëjnë me dhunë ndaj grave.

Më poshtë gjeni raste e dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit:

Lipjan 04.02.2022 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 04.02.2022-16:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht bashkëshorten e tij kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 04.02.2022-21:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi pas një zënke verbale që kishte me bashkëshorten e tij,  e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është dërguar në qendër.

Prizren 04.02.2022-21:45 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij) e kishte kanosur si dhe sulmuar fizikisht atë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim

Malishevë 04.02.2022-23:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër shtetase e Shqipërisë. Viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 04.02.2022 – 08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti 04.02.2022 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ka sulmuar fizikisht kunatin, viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit