-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas keq sherri mes Einxhel dhe Donald: Mashtrues, do të të hedh në gjyq

Kryesoret

Debati midis Einxhel dhe Donaldit ka vazhduar dhe pas mbylljes së spektaklit, ku pati ofendime dhe tone të larta.

Moderatorja ka hedhur përsëri akuza të forta ndaj Donaldit ku kësaj herë u shpreh se mbasi të mbarojë spektakli, do ta hedhë në gjyq aktorin e humorit për ‘mashtrim dhe dëmtimin e imazhit’.

Donald Veshaj ka deklaruar se Einxhelin e kanë pushuar dhe në shumë vende të tjera, gjë të cilën modelja e mohoi me bindje të plotë

Sipas aktorit ishte Einxheli ajo që u zhduk dhe nuk kishte fytyrë për t’i dalë përpara.

Më pas sherri agravoi në ofendime dhe tone të larta, ku moderatorja e quajti aktorin e humorit ‘burracak dhe mashtrues’ ndërsa ky i fundit i tha që ‘fjalën ordinere  ajo e merr dhe e përtyp’.

Einxhel: Mua nuk më hequr kurrë njeri përveç teje se nuk kishe lek të më paguaje, mua nuk më ka hequr njeri për këtë të jesh i bindur…

Donaldi: Ik moj se je e ulët shumë…

Einxhel: Në finale ishalla shkon ti të fitosh atë 100 mijë euroshin që të lash lekët që nuk i ke paguar njerëzve. Biles në qoftë se fiton ndonjëri nga ju jepini ndonjë lek ta ndihmoni…

Donaldi: Do të të jap një 20 mijë leksh ta kesh. Se kur u zhduke nuk kishe cipë në fytyrë të me dilje përpara…

Einxhel: Unë kam mesazhet o burracak…

Donaldi: Përse unë nuk i kam mesazhet nuk i kam fotot. Do të ta them diçka, ti fjalën ordinere e merr edhe e përtyp…

Einxhel: Ika në Afrikë për bukën e gojës, për leket që nuk më dhe ti. Kokrra e mashtruesit! Mesazhi i largimit nga puna më ka ardhur mbas 4-5 ditësh, jo ditën që unë nuk u paraqita, pas pesë ditësh që nuk më përgjigjeshin. Përveç se justifikimi ishte absurd në lidhje me mua as mungesa e profesionalizmit apo bashkëpunimit në grup që nuk besoj që kanë lidhje me mua këto gjëra në fund i kam shkruar ‘Mendoj që keni edhe disa detyrime karshi meje, megjithatë në këtë pikë mesa po shoh nuk ia vlen t’i diskutojmë’.

Nuk kanë lekë mendova dhe po me vinte keq që nuk po dinin si të ma thonin që nuk kanë lekë dhe ma lanë ‘seen’ dhe më bënë  ‘bllok’.

Einxhel: Unë atë njeriun do e hedh në gjyq për të gjithë këtë gjënë që më ka bërë. Gjithë këtë mashtrim dhe gjithë këtë dëmtim imazhi që ai po tenton të më bëjë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit