-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë përballë Kryeministrisë të dielën, banorët e “5 majit” nuk ndalen

Kryesoret

Banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë do të dalin sërish në protestë dhe këtë do ta bëjnë ditën e diel përpara kryeministrisë.

Tashmë, ata nuk janë vetëm pasi në mbështetje të tyre do të vijnë edhe banorë të Laprakës si edhe të Paskuqanit, banesat e të cilëve preken nga projekti i rikualifikimit Urban. Protesta është njoftuar se do të zhvillohet përballë Kryeministrisë, nesër, 6 janar në orën 12:00.

Këto protesta vijnë pasi më 19 janar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ndërmori aksionin për shembjen e banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit, por banorët kanë kundërshtuar duke pretenduar se nuk do të marrin dëmshpërblimin që i takon.

Kjo është hedhur poshtë nga Bashkia e Tiranës, të cilët kanë theksuar se të gjithë ata që preken do të marrin metrat e ndërtimit, të përkthyera në apartamente më të mira dhe me vlerë më të lartë në treg, për shkak të urbanizimit të zonës. Kjo nuk i ka bindur banorwt, të cilët thonë se është një premtim që nuk është zyrtarizuar nëpërmjet një kontrate reale, prandaj kanë dalë në protestë jo vetëm në ‘5 Maj’, por edhe te parlamenti, Bashkia, Ambasada e SHBA-së dhe BE-së, e ndërsa takimi i radhës do të jetë përpara Kryeministrisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit